

Foto ilustruese
DURRËS- Katër persona janë shpallur në kërkim në Durrës, pasi morën me forcë në makinë një 48-vjeçar dhe e dhunuan.
Sipas informacioneve zyrtare policore, policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin e përdorur nga këta persona. Bëhet po ashtu me dije se 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim katër shtetasit e dyshuar:
Anderson Kodra, 27 vjeç
Klerjan Kodra, 31 vjeç
Jaho Kodra, 35 vjeç
Samuel Puja, 27 vjeç
Të gjithë banues në qytetin e Durrësit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.
Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.
Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






