

Ekipi kombëtar i të rinjve në karate ka marrë pjesë në Ligën botërore të karatesë për të rinj që u mbajt në Kroaci në datat 26 deri 29 qershor. 4 sportistë kishte në përbërje të tij ekipi kombëtar i moshave 10 deri 21 vjeç, tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga ekipi Bijtë e Shqipes Lushnje. Në këtë botëror merrnin pjesë 4000 sportistë nga 78 vende të botës.
Karakteistja 14 vjeçare e ekipit Bijtë e Shqipes Lushnje, Amanda Dedej është kthyer me medalje ari nga ky botëror. Në peshën nën 52 kilogram, karakteistja u ndesh me gjashtë kundërshtare ku në finale mposhti serben Neda Mariçeviç, duke fituar 4- 0.
Trajneri i ekipit kombëtar të karatesë zoti Lirim Dedej ndër të tjera u shpreh se ekipi kombëtar i Shqipërisë pas shumë arritjeve të tjera në ballkaniada e europianë së fundmi ka sjellë më shtëpi medaljen e arit nga botërori i Kroacisë.
Fituesja e medaljes së artë në këtë ligë, Amanda Dedej, është 14 vjeçe dhe ka arritur gjithçka dhe tani synimi i saj është medalja e artë olimpike.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






