

FIER- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fier, ku një baba akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari, Zamir Meta është vënë në pranga nga policia, ndërsa lidhur me ngjarjen ka folur, Juela Meta, nëna e vajzës 12-vjeçare.
Ajo është shprehur se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë. Gjithashtu tha se vajza nuk i ka treguar asnjëherë për këtë, por ishte gjithë kohën e acaruar me vëllezërit dhe motrat.
Më tej, Juela ka treguar se vajza ka deklaruar në polici, se i ati e kishte përdhunuar që kur ishte 5 vjeç. E mitura aktualisht është marrë nga shteti për trajtim, pasi kishte kaluar në depresion. Familja Meta kishte ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi kishin qëndruar disa vite atje.
“Jam nënë e 7 fëmijëve, 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe. Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.
Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë. Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg. Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”-tregon bashkëshortja e 36-vjeçarit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






