

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Gjermani. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga një 21-vjeçar pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur mes punonjësve të një furnizuesi të energjisë elektrike.
I dyshuari u arrestua në vendngjarje ndërsa policia thekson se akti i rëndë u regjistruar rreth orës 07:30 të mëngjesit. Autori gjithashtu është punonjës në këtë kompani. Viktima mësohet se është një grua 59-vjeçare ndërsa dy burra të tjerë, të moshës 55 dhe 62 vjeç, u plagosën rëndë. Arma e dyshuar e vrasjes, një thikë u sekuestrua. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të mundshme që solli konfiktin e përgjakshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






