

Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 39°C pritet vlera maksimale në Koplik dhe Kucovë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






