

Ylli i popit, Dua Lipa, dhe i fejuari i saj Callum Turner po kalojnë momente të nxehta dashurie në bregdetin e mrekullueshëm të Amalfit në Itali — aq sa për t’u freskuar iu desh uji i detit!
Ata u kapën duke shkëmbyer puthje dhe përqafime pasionante mbi një dërrasë lundruese, ndërsa shijonin ujërat kristal të Mesdheut, raporton TMZ.
Dua dukej mahnitëse me bikini të vogla me pika, duke treguar format e saj perfekte dhe duke lënë shumë pak vend për imagjinatë.
Çifti zyrtarizoi fejesën më herët këtë muaj në një intervistë për revistën British Vogue. Dua tregoi se unaza e fejesës ishte dizajnuar posaçërisht për të, pasi Callum kishte marrë këshilla nga shoqet dhe motra e këngëtares.
Aktualisht, ata po shijojnë emocionet e fejesës pa bërë ende plane për dasmën. Dua është përqendruar te turneu i saj muzikor, ndërsa Callum është i angazhuar me xhirimet e tij.
Koha e saktë e fejesës mbetet mister, por ata që prej janarit 2024 janë bërë objekt diskutimesh, sidomos pasi Dua u pa me unazën e fejesës në gisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd