

Tiranë- Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.
Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.
Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.
Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiptare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.
Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linjë me opozitën shqiptare.
Spiropali gjate takimit me kreun e Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen.
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe perspektiva euroatlantike e Kosovës:
“Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.
Sipas njoftimit në fokus të takimit kanë qenë edhe rritja e bashkëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve./ MCN
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






