Transmetuar më 30-06-2025, 18:04

BERAT- Punonjësi i një firme ndërtimi në Berat ka humbur jetën sot në spital. Sipas policisë, rreth orës 15:30, viktima 66-vjeçar, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim në lagjen “Kushtrimi”. Ndërkohë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit