

Durrës, 30 Qershor 2025 – Superjahti “Opera”, në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është ankoruar mëngjesin e së hënës në portin e Durrësit.
Jahti, i ndërtuar në vitin 2022 dhe me një vlerë prej rreth 450 milionë dollarësh, pritet të furnizohet me 320 mijë litra karburant pa akcizë, një lehtësi që e bën Shqipërinë një pikë ndalese strategjike për jahte luksoze në Mesdhe.
Pas furnizimit, “Opera” do të vazhdojë udhëtimin drejt Dubrovnikut në Kroaci.
Gjatë vitit të kaluar, shteti shqiptar përfitoi mbi 1 miliard lekë nga taksa e karburantit për jahte dhe megajahte, duke e kthyer këtë sektor në një burim të rëndësishëm të ardhurash dhe një mundësi për zhvillimin e turizmit elitar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd