Transmetuar më 30-06-2025, 08:23

SHBA – Bayerni i Mynihut arrin të mund Flamengon 4-2 dhe fluturon për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku i pret një supersfidë me kampionët evropianë të PSG-s.

Bavarezët e nisin fuqishëm ndeshjen dhe janë me dy gola avantazh pas 10 minutave lojës. Në minutën e 6-të, Pulgar shënon me kokë një autogol pas një goditjeje nga këndi nga Kimmich, në minutën e 10-të, Kane dyfishon epërsinë me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës.

Brazilianët nuk dorëzohen dhe rihapin ndeshjen me ish-lojtarin e Romës dhe Fiorentinës, Gerson, në minutën e 33-të, por para përfundimit të pjesës së parë, Goretzka, përsëri nga jashtë zonës, shënon golin e tretë.

Në minutën e 55-të, italo-braziliani Jorginho ngushton diferencën me një penallti, por Kane shënon sërish për bavarezët duke rikthyer avantazhin e sigurisë. Me këto shifra 4-2 përfundon i gjithë takimi i cili ashtu si e tregon edhe rezultati ishte i dominuar nga skuadra gjermane e Bundesligës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit