Transmetuar më 30-06-2025, 08:20

GJERMANI- Ambasada e Kosovës në Gjermani për mes një postimi në "Facebook" ka njoftuar zhdukjen e 13-vjeçares, Arta Hajzeraj. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Arta është raportuar e zhdukur dhe se familjarët së bashku me autoritetet policore në qytetin Zwickau janë në kërkim të saj.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftim.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve se nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e mëposhtëm:

Familja: 0157 5414 5810

Policia: 0375 428102

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që Arta të kthehet e sigurt pranë familjes sa më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit