

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me vajza të bukur të huaja dhe shqiptare.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas pushimeve në Miami me partneren, mbrëmjen e djeshme ka mbërritur për herë të parë në Përmet, vendlindjen e së dashurës së tij Sindi Bundo.
Më herët ka qenë vetë Broja, i cili ka konfirmuar lidhjen, ndërsa me sa kuptohet çifti e ka zyrtarizuar lidhjen. Rikujtojmë gjithashtu se një javë më parë ai publikoi në rrjetin e tij social Instagram disa foto me partneren e tij teksa shijonin pushimet e tyre në SHBA.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






