Transmetuar më 29-06-2025, 20:18

Aka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale

“Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News.

“Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai.

Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”.

E ardhmja e faqes së rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt, pasi një ligj i miratuar nga Kongresi kërcënoi TikTok me një ndalim të plotë nëse ByteDance, pronari i saj kinez, do të mbante kontrollin.

Aplikacioni u bllokua përkohësisht më 19 janar, datën e ultimatumit të parë. Që atëherë, qeveria amerikane e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e ndalimit të TikTok.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit