

VLORË- Fshati Hoshtimë i Vlorës u përfshir nga një vatër zjarri ditën e sotme, ku flakët janë përhapur në ullishte, si dhe pranë banesave. Një banor i fshatit është shprehur se dëmi është i madh, ndërkohe që zjarri ende është aktiv. banori shprehet gjithashtu se po rrezikohen shtëpitë dhe ullinjtë po digjen.
“U thaftë ajo dorë që ka vënë zjarr dhe dëm I madh na u bë. Të gjitha pyjet u shuan. Po rrezikohen shtëpitë… e të gjitha, ullinjtë po digjen. Varrezat e dogjën, me selvi, e me të gjitha. Është bërë dëm i madh,” tha banori.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






