Transmetuar më 29-06-2025, 15:40

Durrës, 29 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:30 në zonën e njohur si Sektori Rinia në Durrës, ku është gjetur në det trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima është mbytur, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tij. Trupi është pikasur nga qytetarë dhe menjëherë është njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar personin si dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shkaqet e mbytjes mbeten ende të paqarta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit