Transmetuar më 29-06-2025, 15:08

Belsh, 29 qershor 2025 – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë pasdite në pyllin e Dëshiranit, ku një automjet ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Flakët janë përhapur edhe në bimësinë përreth, duke dëmtuar disa shkurre dhe pemë në zonë.

Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes më tej të flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Megjithatë, ngjarja mbetet e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet arsyeja pse automjeti ndodhej i vetëm në thellësi të pyllit dhe ku ndodhet pronari i tij. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e pronarit dhe rrethanat që çuan në djegien e makinës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit