

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, ka bërë një deklaratë duke pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike në hundë dhe veshë.
Megjithatë, ai mohoi zërat në “Goca & Gra” se ka ndërhyrë në buzë, duke thënë: “Ka nga ata që thonë ky ka bërë buzët, por jo, nuk i kam të bëra.”
Por kjo deklaratë nuk ka bindur moderatoren Gerta Gixhari. Ajo iu afrua Erionit, i preku buzën dhe i tha me humor: “Buzën poshtë e ke të bërë, kurse lart jo!”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






