

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pas një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen “Savër”.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi I. S. denoncoi në Komisariatin e Policisë Lushnjë se në biznesin e tij ishin vjedhur 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera. Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Falë veprimeve të policisë u bë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pirrë. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë.
Policia vijon hetimet për identifikimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të kenë lidhje me këta persona, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






