

Beograd- Protestat studentore në Serbi po marrin përmasa të reja, ndërsa organizatorët mbajnë përgjegjëse institucionet shtetërore për tragjedinë që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një strehe.
Protesta tjetër është duke u organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, planifikohet të nisë në pasditen e së shtunës në Sheshin e Sllavija.
Në këtë festë, serbët përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
Mbështetësit e Qeverisë janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”.
Studentët po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
Mirëpo, Vuçiq ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”. Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./ REL
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd