Transmetuar më 28-06-2025, 21:31

Tiranë, 28 Qershor 2025 – Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se vendimi për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk ka qenë i duhuri dhe duhet të rishihet.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, Bolton tha se ky vendim ka qenë i ndikuar politikisht, duke shtuar se është i nevojshëm një rishikim i plotë i tij.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar. Nuk e di deri në çfarë mase duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh Bolton.

Ai shtoi se situata kërkon zgjidhje të shpejtë dhe se marrëdhëniet duhet të rikthehen në normalitet.

“Shpresoj të mund të kthehesha pas dhe ta ribëja, por kjo është e pamundur. Megjithatë, shpresoj që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe të kemi një sjellje më normale në këtë drejtim,” theksoi ai.

Deklaratat e Bolton vijnë në një kohë kur diskutimi për vendimin “non grata” ndaj Berishës mbetet një nga çështjet më të nxehta në politikën shqiptare dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit