

Pogradec, 28 Qershor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Pogradec–Tushemisht, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi E. H.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetet respektive. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






