

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Laprakës në Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete: një taksi, një autobus dhe një mjet i Policisë së Shtetit.
Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në segmentin ku ndodhi përplasja, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në zonë.
Sipas të dhënave paraprake, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë e përplasjes. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Tiranë – Aksident me 6 automjete te “Semafori i Laprakës”
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident zinxhir në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të “Semaforit të Laprakës”, ku janë përfshirë gjithsej 6 automjete.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar:
E. Gj – drejtues i automjetit të policisë,
E. J – pasagjer në të njëjtin automjet,
A. M – drejtues i një taksie.
Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






