

Shkodër, 28 Qershor 2025 – Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 14:30 në fshatin Breg i Lumit, njësia administrative Shalë, ku një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi M.S., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të motomjetit, duke u rrëzuar në rrugë. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime trupore dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






