Transmetuar më 28-06-2025, 16:08

DURRËS- Një incident është regjistruar ditën e sotme në bulevardin “Epidamn” në Durrës. Mësohet se një palmë është rrëzuar papritur në mes të rrugës, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që lëviznin në zonë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Palma bllokoi rrugën dhe për pasojë pati trafik. Forcat e policisë kanë siguruar zonën deri në largimin e palmës nga autoritetet përkatëse. Banorët janë shprehur se incidente të tilla përsëriten shpesh dhe kërkojnë që të kryhet një kontroll më i rreptë dhe i rregullt i gjendjes së pemëve dekorative në rrugët e qytetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit