Transmetuar më 28-06-2025, 11:40

Lezhë/ Kapet në flagrancë duke ujitur kanabisin – Arrestohet 45-vjeçari, 150 bimë u asgjësuan

Lezhë – Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, i fokusuar në parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, shërbimet e Policisë Lezhë zbuluan një parcelë me 150 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me djegie. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale.

Në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Zef Kola, 45 vjeç, teksa kujdesej për bimët. Ai u arrestua dhe do të hetohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia bën me dije se operacioni “Koordinata” vijon në gjithë territorin dhe janë në proces hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit