

Basel, 27 qershor 2025 – Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka habitur botën e futbollit me vendimin për t’iu rikthyer lojës aktive pas largimit nga FC Basel. 34-vjeçari do të mbajë një rol të dyfishtë si trajner-lojtar te skuadra shqiptare Dardania Basel, që garon në ligën e katërt të Zvicrës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi entuziast në rrjetet sociale, ku Xhaka përshkruhet si “një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj”.
“Mirë se vjen, Legjendë!” – shkruan FC Dardania Basel, duke nënvizuar se prania e tij në skuadër nuk është vetëm një forcim sportiv, por edhe një nder për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Në krah të Xhakës, si ndihmës trajner do të jetë Argjent Trukaj, duke sjellë një kombinim përvoje dhe pasioni në stolin e skuadrës.
Ky angazhim shënon një kapitull të ri në karrierën e Taulant Xhakës, i cili për më shumë se një dekadë ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të FC Basel dhe Kombëtares Shqiptare, ku u vlerësua për shpirtin luftarak dhe besnikërinë ndaj fanellës kuqezi.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania
Mirë se vjen, Legjendë!
Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.
Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.
Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.
Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!
Me Respekt
FC Dardania Basel
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






