Transmetuar më 27-06-2025, 19:20

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bushat të Shkodrës. Sipas informacioneve, shtetasi me iniciale Gj.N., ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një i mitur.

I lënduar nga aksidenti ka mbetur një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit