Transmetuar më 27-06-2025, 15:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, teksa dy persona kanë rënë në pranga.

Mësohet se janë arrestuar Ardian Biraci 61 vjeç dhe një Vasillaq Trebicka 66-vjeç, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 38-vjeçare, me aftësi ndryshe.

Adriatik Lapaj në SPAK!

Vëllai i 38-vjeçares ka kallëzuar në polici gjithashtu se dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit