

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogës.
Gjatë afrimit të Papës drejt turmës për të përshëndetur dhe shtrënguar duart me qytetarët, një incident i pazakontë ndodhi.
Skandali i ndotjes në Vjosë, nën hetim përgjegjësi i sektorit të dekantimit të naftës të Albpetrol Një lodër pelushi, e hedhur nga turma, goditi Papën në kokë. Ngjarja shkaktoi shqetësim të menjëhershëm mes truprojave dhe pjesëmarrësve, ndërsa turma e ekzaltuar krijoi kaos pranë barrierave mbrojtëse.
Shërbimet e sigurisë ndërhynë menjëherë për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm dhe për të rivendosur qetësinë. Fatmirësisht, ngjarja përfundoi pa lëndime dhe programi vazhdoi normalisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






