Transmetuar më 27-06-2025, 13:49

Tiranë, 27 qershor 2025 – Është mbyllur procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, pa sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve, por me zbulime të rëndësishme për manipulimin e votave preferenciale brenda listave të kandidatëve.

Grupet e rinumërimit kanë përfunduar verifikimin e kutive, përfshirë ato të Kavajës dhe Rrogozhinës, duke konstatuar diferenca të konsiderueshme mes numrit real të votave dhe atyre të pasqyruara në procesverbalet fillestare.

Kandidati demokrat Ilir Alimehmeti, i mbështetur nga Ilir Meta, ka rezultuar me 137 vota më pak se ç’ishte deklaruar më parë, ndërsa Jorida Tabaku ka humbur 250 vota të cilat i ishin atribuar gabimisht. Në kampin e Partisë Socialiste, ministri Ervin Hoxha ka rezultuar me 302 vota më pak, Fatmir Xhafaj me 232 dhe Erion Braçe me 171.

Pavarësisht këtyre diferencave, rezultati final në ndarjen e mandateve nuk ka ndryshuar. Olta Xhaçka ka ruajtur mandatin e saj si deputete. Procesi ka ngritur pikëpyetje të forta mbi saktësinë e administrimit të votës preferenciale në zgjedhjet e fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit