Transmetuar më 27-06-2025, 13:45

Prishtinë, 27 qershor 2025 – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili do të zhvillohet të shtunën në përpjekje për të tejkaluar krizën politike në vend.

Limaj deklaroi se rruga e vetme për zgjidhjen e situatës është bashkëpunimi ndërmjet forcave politike, duke theksuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese i ka lënë partive përgjegjësinë për të gjetur një zgjidhje.

"Zgjidhja e situatës është përgjegjësi e partive politike", theksoi ai, duke sinjalizuar gatishmërinë për dialog në funksion të stabilitetit politik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit