

Tiranë, 27 qershor 2025 – Një konflikt mes dy shtetasve në zonën e Rrugës së Kavajës ka përfunduar me një plagosje me thikë dhe zbulimin e një arme zjarri të paligjshme. Policia ka arrestuar 45-vjeçarin F. G., i cili dyshohet se goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë kallashnikov pa leje.
Operacioni i koduar “Gold” u zhvillua nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit për një përplasje fizike mes dy personave. Gjatë përplasjes, F. G. plagosi me thikë shtetasin N. M., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, i dyshuari është kthyer në banesën e tij, ku ka marrë një armë kallashnikov që e mbante pa leje dhe më pas e ka fshehur bashkë me thikën në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetin prerës, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






