

Vau i Dejës, 27 qershor 2025 – Policia shqiptare ka arrestuar 23-vjeçarin Ergys Arrnjeti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Operacioni u zhvillua në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, si pjesë e aksionit të koduar “Operacionalja 49”, të organizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me rrjetin ENFAST dhe autoritetet italiane.
Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e L’Aquilas në Itali kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për një vepër penale që sipas Kodit Penal italian mund të dënohet deri në 24 vite heqje lirie.
Procedurat për ekstradimin e Ergys Arrnjetit drejt Italisë janë në vijim, si pjesë e përpjekjeve për vënien para drejtësisë të shtetasve të përfshirë në veprimtari të paligjshme ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






