

Mirë se vini në horoskopin ditor të Paolo Fox për të premten, 27 qershor 2025. Nën ndikimin e Hënës në shenjën e Peshores, dita do të karakterizohet nga reflektime të thella dhe vendime që prekin zemrën. Ja çfarë sjell kjo ditë për secilën shenjë:
Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Në çift mund të ketë tensione, ndaj shmangni debatet e kota. Nëse dikush ju ka zhgënjyer, mund të ndjeni nevojën për t’u larguar. Mos kini frikë të mbyllni një kapitull – por vetëm nëse është me të vërtetë e nevojshme. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj të resë dhe t’i japin shans surprizave.
—
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Dita sjell nervozizëm, sidomos nëse muajt e fundit keni pasur situata të pasqaruara. Mund të ndiheni të pasigurt financiarisht, sidomos pas shpenzimeve të mëdha. Në dashuri, kujdes me fjalët: më mirë të heshtni sesa të hapni plagë të vjetra që vetëm do t’ju prishin fundjavën.
—
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Me Mërkurin dhe Hënën në pozicion të favorshëm, dita është e fortë. Korriku premton përfitime, sidomos për çiftet e reja që duan të planifikojnë të ardhmen. Edhe për beqarët është moment i mirë për njohje. Mos u izoloni – dilni dhe zgjeroni rrethin shoqëror.
—
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Qielli është shumë pozitiv për çështje praktike: intervista, provime apo projekte. Jupi në shenjën tuaj sjell mundësi të mëdha. Kush ka punuar fort, tani mund të marrë shpërblimet. Gushti premton shumë për dashurinë dhe për takime të veçanta. Vera do të sjellë emocione të bukura.
—
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Yjet ju japin forcë sot. Saturni ndihmon për të zgjidhur probleme të lëna pezull. Të rinjtë Luanë do të ndihen të shtyrë drejt sfidave të reja profesionale, ndoshta edhe një zhvendosje. Në dashuri, fundjava është e favorshme për takime tërheqëse. Kujdes me dokumentet dhe çështjet ligjore – kontrolloni gjithçka me kujdes. Dhe mos harroni të pushoni: stresi ka qenë i madh së fundmi.
—
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Fundjava është momenti më i mirë për të zgjidhur probleme praktike. Disa konflikte mund të jenë të vlefshme për të kuptuar më mirë njerëzit përreth. Muaji korrik do të jetë vendimtar për çiftet që janë në pikëpyetje. Nëse ndiheni të lodhur emocionalisht, ndoshta është koha të largoheni nga një marrëdhënie toksike. Përdorni mençurinë dhe diplomacinë tuaj – është koha për maturi.
—
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Në mëngjes mund të ketë tensione, por pasdite gjithçka përmirësohet dhe mendja bëhet më e kthjellët. Dy ditët e fundit kanë qenë të lodhshme, ndoshta për shkak të problemeve në punë apo edhe ndonjë shqetësimi fizik. Po ndjeni nevojën për ndihmë, veçanërisht nëse nuk po i dilni dot mbanë të gjithave vetë. Yjet ju këshillojnë të bëni një përzgjedhje dhe të lini mënjanë gjërat jo urgjente. Edhe në dashuri, pas dy ditësh me debate, rikthehet harmonia.
—
Akrepi (23 Tetor – 22 Nëntor)
Venusi nuk ju ka favorizuar kohët e fundit, duke e bërë të vështirë komunikimin me të tjerët. Keni pasur përplasje në punë apo në familje. Disa prej jush janë mbingarkuar me përgjegjësi dhe tani ndihen nën presion për të provuar veten. Në dashuri, nëse ka konflikte, përpiquni të jeni më të kuptueshëm – ndryshe marrëdhënia mund të thyhet përfundimisht.
—
Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Jeni në një moment kthesë profesionale. Ndikimi i favorshëm i Jupiterit po ju lehtëson mendjen dhe ju ndihmon të lidheni më lirshëm me njerëzit. Është një ditë pozitive edhe për dashurinë – falë Hënës dhe Mërkurit, marrëdhëniet bëhen më të gjalla dhe emocionuese.
—
Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Probleme ekonomike ose burokratike mund të shkaktojnë tensione në familje apo me partnerin. Nëse financat nuk janë në rregull, flisni hapur për t’i zgjidhur keqkuptimet. Jupiteri nuk është më kundër dhe do t’ju ndihmojë të mbyllni çështje të vjetra. Pushoni më shumë – gjumi dhe qetësia do t’ju ndihmojnë të rikuperoni energjitë dhe të merrni vendime më të qarta.
—
Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Jeni çliruar nga tensionet e së kaluarës që ju kanë lënë pa motivim dhe energji. Për shumë prej jush, sidomos ata që janë të lidhur me shenjën e Bricjapit, ka pasur përplasje profesionale që kanë ndikuar te kreativiteti juaj. Kujdes me investimet – dikush mund t’ju propozojë diçka që nuk ju bind. Mos rrezikoni me financat kur nuk ndiheni të sigurt.
—
Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Jupiteri ju mbështet dhe kjo fazë mbetet pozitive për ju. Edhe pse mund të ndiheni të lodhur, përpjekjet tuaja do të shpërblehen së shpejti. Mos kini frikë të merrni rrezik të matur – fitimet mund të jenë të vlefshme. Në dashuri, nëse keni dyshime, flisni para datës 30 qershor, sepse korriku mund të sjellë tensione më të mëdha në marrëdhënie. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






