

Tiranë, 27 qershor 2025 – Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur paraditen e sotme zonën e Fushë-Krujës, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme edhe në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 5 kilometrash.
Vetëm pak sekonda pas lëkundjes së parë, është ndjerë edhe një paslëkundje e fortë me magnitudë 4.0, me epiqendër po në zonën e Fushë-Krujës, sipas të dhënave të para nga institucionet sizmologjike.
Lëkundjet kanë krijuar frikë tek banorët, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo për persona të lënduar. Autoritetet janë në monitorim të situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






