

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, me qëllim çuarjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve dhe dy Komiteteve Olimpike.
Përmes këtij Memorandumi do të inkurajohet shkëmbimi i eksperiencave të profesionistëve të sportit, në disiplina të ndryshme, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.
Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.
Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjekjet e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






