Transmetuar më 26-06-2025, 19:37

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Via XXV Aprile.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje. Trupi i gruas u gjet në katin e dytë të banesës me shenja të dukshme dhune, çka ka ngritur dyshime të forta se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti gjatë natës.

Autoritetet u njoftuan nga banorë të zonës, të cilët kishin humbur kontaktin me çiftin dhe ishin alarmuar nga heshtja e pazakontë.

Vetëm pak orë më vonë, trupi i burrit u gjet i mbytur në Liqenin Grande di Avigliana, pranë zonës së skelave, duke përforcuar pistën se pas krimit, ai ka vendosur t’i japë fund jetës.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të sqaruar motivet që çuan në këtë tragjedi të rëndë familjare, e cila ka tronditur komunitetin lokal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit