

Teheran- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani kishte arritur fitoren ndaj Tel Avivit pas një konflikti të armatosur 12-ditor për këtë ai përgëzoi popullin iranian.
“E përgëzoj popullin iranian për fitoren e tyre”, tha Khamenei në një mesazh, duke theksuar “një fitore të madhe mbi regjimin e rremë sionist”.
“Pavarësisht gjithë zhurmës dhe vetëlavdërimit, ai regjim pothuajse ka rënë dhe është shtypur nën goditjet e Republikës Islamike “, tha Ajatollah Khamenei në fjalimin e tij të parë që nga armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, i cili u konfirmua nga Presidenti Pezeshkian më 25 qershor.
Khamenei, në mesazhin e tij televiziv, tha: “Trump, në një nga fjalimet e tij, tha se Irani duhet të dorëzohet”.
“Trump ka zbuluar të vërtetën se SHBA-të do të kënaqen vetëm me dorëzimin e Iranit, por dorëzimi nuk do të ndodhë kurrë, kombi ynë është i fuqishëm”.
“Çdo agresion i ardhshëm kundër Iranit do të ketë një kosto të madhe.Që Irani të ketë qasje në bazat kryesore amerikane dhe t’i arrijë ato është një gjë e shkëlqyer dhe në të ardhmen kjo mund të përsëritet në rast të një agresioni të ripërtërirë”.
Konflikti filloi natën e 12-13 qershorit, kur Izraeli nisi një operacion ushtarak kundër Iranit, duke akuzuar Teheranin për zhvillimin fshehurazi të teknologjisë bërthamore ushtarake.
Shënjestrat e sulmeve ajrore ishin objektet bërthamore iraniane, zyrtarët e lartë ushtarakë, fizikantët e shquar bërthamorë dhe bazat ushtarake.
Siç është raportuar më parë në media, autoritetet iraniane dhe publiku janë gjithnjë e më të shqetësuar për mungesën e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, i cili nuk është shfaqur në publik dhe as nuk ka bërë ndonjë deklaratë për gati një javë, megjithëse konflikti me Izraelin është ndalur që atëherë me anë të një armëpushimi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






