Transmetuar më 26-06-2025, 14:57

AFRIKË- Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Afrikë, ku si pasojë kanë humbur jetën 29 nxënës. Bëhet e ditur se një transformator elektrik, ka plasur, teksa 29 fëmijë po jepnin provimet e shkollës në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Zhurma e shpërthimit, e kombinuar me tymin” shkaktoi alarm midis pothuajse 6,000 studentëve që po jepnin provimin e maturës në një shkollë në kryeqytet, Bangui, raportoi radiostacioni lokal Ndeke Luka.

Presidenti Faustin-Archange Touadera ka shpallur një periudhë zie kombëtare. Ai urdhëroi gjithashtu që më shumë se 280 personat e plagosur në përplasje të marrin trajtim falas në spital. Nxënës nga pesë shkolla të ndryshme në kryeqytet kishin shkuar në Lycée Barthélémy Boganda për të dhënë provimin e maturës.

Republika e Afrikës së Jugut vazhdon të përballet me paqëndrueshmëri politike dhe sfida sigurie. Forcat qeveritare, të mbështetura nga mercenarë rusë, po luftojnë me grupe të armatosura që kërcënojnë të rrëzojnë administratën e Touadéras.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit