Transmetuar më 26-06-2025, 13:19

Tiranë, 26 qershor 2025 – Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka mbajtur një fjalim të pazakontë dhe emocional në foltoren e Kuvendit, ku akuzoi ashpër Partinë Socialiste për manipulime zgjedhore dhe degradim të jetës publike në Lushnje. Në një deklaratë që shkaktoi reagime të menjëhershme, Korreshi u shpreh: “Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba”.

Korreshi foli për lëvizjet e qëllimshme të qindra qytetarëve nga Tirana drejt Lushnjes, të cilët sipas tij, janë vendosur atje si patronazhistë për të ndikuar në zgjedhje. Ai ironizoi me përkushtimin e tyre: “Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat… Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit”, u shpreh ai.

Sipas deputetit, zgjedhjet në Lushnje u shoqëruan me punësime të përkohshme, presione politike dhe degradim të institucioneve publike:

“Lushnjes i ikën qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte”, deklaroi Korreshi me tone sarkastike dhe kritike.

Në një moment reflektimi personal, ai shtoi: “Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën…”.

Fjalimi i Korreshit vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita po akuzon qeverinë për shfrytëzim të administratës publike dhe presione sistematike për të mbajtur pushtetin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit