Transmetuar më 25-06-2025, 15:48

Edhe pse qeveria kishte paralajmëruar se TikTok do të mbyllej për një vit, aplikacioni është sërish aktiv në Shqipëri, vetëm 3 muaj pas bllokimit të tij.

Që prej mëngjesit të sotëm, përdoruesit në të gjithë vendin kanë pasur akses të plotë në platformë, pa qenë të detyruar të përdorin VPN.

Nuk ka ende një reagim nga qeveria për këtë ndryshim të situatës. Po ashtu, nuk dihet nëse TikTok ka plotësuar kërkesat për ta bërë platformën më të sigurt për përdoruesit shqiptarë, apo nëse thjesht është rihapur pa ndonjë ndërhyrje apo garanci të re.

Situata mbetet edhe më e paqartë pas një vendimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi shqyrtimin e kërkesës së Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok, por rrëzoi pezullimin e menjëhershëm të masës. Kjo do të thotë që ndalimi duhej të vazhdonte, të paktën deri në përfundim të konsultimeve.

Rama e përshkroi TikTok-un si “rrugaçi i lagjes që është në telefon”, dhe deklaroi me tone të forta: “TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë për një vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në TikTok-un e Kinës.”

Por faktet e sotme tregojnë të kundërtën: “rrugaçi i lagjes”, siç e quajti Rama, është rikthyer dhe është sërish mes nesh. TikTok është i hapur dhe aktiv në Shqipëri — ndërsa institucionet heshtin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit