Transmetuar më 25-06-2025, 15:28

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, identifikuar si L. R. (P.), banues në kryeqytet, pasi mori me forcë në automjet një 40-vjeçar dhe e dhunoi fizikisht.

Sapo u mor informacioni për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa automjeti i përdorur u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

Njoftimi i policisë:

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit