Transmetuar më 25-06-2025, 08:06

SHQIPËRI- Minimaturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të lëndës së Matemtikës. Për rreth 28 mijë minimaturantë, provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; minimaturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj.

Ndërkohë më 30 qershor 2025, nxënësit e klasave të nënta pritet të rezlizojnë edhe provimin e gjuhës së huaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit