Transmetuar më 24-06-2025, 23:19

SHBA – Benfika ka siguruar një vend mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit të Klubeve, duke përfunduar në krye të Grupit C dhe lënë pas Bayernin e Mynihut, rivalin direkt për vendin e parë. Portugezët arritën këtë sukses pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj gjermanëve, në një përballje vendimtare të zhvilluar në "Bank of America Stadium" në Charlotte.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 13-të nga Schjelderup, pas një asisti të saktë nga Aursnes. Bayerni tentoi të rikthehej në lojë, madje Kimmich shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të, por ai u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme nga Harry Kane dhe Pavlovic, portieri Trubin ishte i pakalueshëm, duke siguruar triumfin për Benfikën. Vlen të përmendet se në këtë ndeshje finale të grupeve për Benficën u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Adrian Bajrami.

Ndërkohë, sfida tjetër e grupit mes Auckland City dhe Boca Juniors u ndërpre në minutën e 56-të për shkak të motit të keq dhe shkarkesave elektrike. Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 1-1: një autogol nga Garrow i dha avantazhin Bocas, ndërsa Gray barazoi për Auckland City katër minuta para ndërprerjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit