

Një incident i armatosur ka ndodhur sot, pak minuta më parë në zonën e Institutit, në Tiranë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por të konsideruara si të dobëta.
Gjatë përplasjes, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Një prej të përfshirëve në konflikt është ndaluar nga policia.
Policia, duke folur për ngjarjen e sotme rreth orës 11:10, në Institut, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në ajër, tha se shërbimet e saj kanë shoqëruar për veprime të metejshme shtetasin Y. C, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar ndërsa punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ngjarja është ende në fazën e hetimit, ndërsa forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Në përditësim…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






