

GOLEM- Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Golem, ku si pasojë një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilët janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Gjithashtu bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Luiz Sheqi, 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar si Shpëtim Dedja, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Po ashtu Policia po vijojn punën për arrestimin e autorit Shpëtim Dedja.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






