

TIRANA- Ditën e sotme moti në vendin tonë do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Më të theksuara ato do të paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore. Edhe mesdita sjell rritje të tyre, duke regjistruar vlerën maksimale deri në 35°C në Jug të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd