Transmetuar më 23-06-2025, 20:03

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër–Muriqan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani, nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë autoambulanca dhe forcat e rendit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.

Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit