Transmetuar më 23-06-2025, 18:40

BBC raporton se ekziston "një kërcënim i besueshëm" ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në Al-Udaid në Katar.

Edhe Fox News raporton se një sulm i tillë pritet të ndodhë nga çasti në çast.

Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe raportohet se baza ajrore është në gjendje gatishmërie të lartë.

Kërcënimi besohet se vjen nga një sulm i mundshëm raketor iranian.

Al-Udaid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Centcom-it të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme, ku personeli ushtarak britanik shërben gjithashtu me rotacion.

SHBA ka paralajmëruar më herët Iranin se në rast sulmesh ndaj objektivave amerikane në rajon do të përballej me pasoja të rënda.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit