

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, rrezik me përmasa globale
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës i bëri thirrje të hënën komunitetit ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.
Gjiri Persik dhe ujërat ngjitur me të, janë kalime ndërkombëtare jetike për tregtinë e mallrave dhe energjisë, tha zëdhënësi Guo Jiakun.

Ruajtja e sigurisë dhe e stabilitetit në rajon, është në përputhje me interesat e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare, tha Guo.
Ai e bëri këtë thirrje në komentet e tij, në përgjigje të raportimeve se parlamenti iranian votoi të dielën në favor të mbylljes së Ngushticës strategjike të Hormuzit, edhe pse vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






